Policia në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij, në Pejë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:00 të mëngjesit, transmeton Fol Drejt.
Dyshohet se viktima ishte rrëzuar nga një pemë dhe si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./FolDrejt/