Një person ka përfunduar pa shenja jete në Podujevë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës viktima dyshohet se ka rënë nga traktori, transmeton Fol Drejt.
Viktima është dërguar në QKMF Podujevë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/