Një person ka vdekur në lagjen “Mati 1” pasi ka qenë nga lartësia e një objekti.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e tij dhe e ka konfirmuar rastin.
“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë.
Viktima është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.”, thuhet në deklaratën e tyre për media.