Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm, e që ka pasur për pasojë vdekjen e një personi, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, rreth orës 03:30 sot, kanë pranuar informata për një aksident trafiku në fshatin Radac të Pejës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është kuptuar se njё veturё me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin (Drini i Bardhё).
Nga vetura disa qytetar rasti i kanё nxjerrё dy persona tё lënduar rёndё.
“Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёsa i lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.”, thuhet më tej në njoftimin e policisë./FolDrejt/