Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se aktualisht në nivel vendi, janë duke u trajtuar 15 pacientë me COVID-19, transmeton Fol Drejt.
15 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 3 të tjerë post-Covid-19, po marrin trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Me oksigjeno-terapi janë 9 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 8 pacientë;
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë;
Spitali i Prizrenit, 1 pacient;
Spitali i Pejës, 3 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.