Bazuar në raportin e Institutit Kombëtar, të Shëndetit Publik (IKShPK), Ministria e Shëndetësisë (MSh), bën të ditur se aktualisht janë vetëm 27 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
MSH njofton se në 24 orët e kaluara është shëruar një person, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,200 persona.
Ministria po ashtu bën të ditur se në total numri i vaksinave të administruara është 1,836,212./FolDrejt/