Nuk kanë të sosur zhvillimet e rëndësishme në politikën austriake. Pas skandalit të zv.kancelarit popullist austriak Heinz Strache, i cili është i gatshëm të shitet për disa milionë euro tek oligarkët rusë vetëm që ata ta financojnë në fushatë zgjedhore, ka ardhur edhe goditja për qeverinë. Kancelari Sebastian Kurz (ÖVP) ka zhbërë koalicionin qeverisës dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, informon foldrejt.com. Kjo është diçka e rrallë për politikën e vendit alpik.
“Shkojmë në zgjedhje të parakoshme parlamentare dhe atë sa më parë të jetë e mundur,” tha Kurz, shkruan Der Standard
Të mërkurën parlamenti austriak votoi për ndalimin e mbulesës për vajzat ndër moshën 10 vjeçare, kurse dy ditë më pas u zbulua skandali me partinë qeverisëse FPÖ. Tre ditë më vonë, e shtunë (sot), bie qeveria austriake./Foldrejt.com