Vlera e Bitcoin ka rënë nën 40,000 dollarë, niveli më i ulët që nga fundi i shtatorit. Të hënën, çmimi i kriptomonedhës ra me 3,3 për qind në rreth 40,900 dollarë, gjysmë ore pasi arriti në nivelin më të ulët që nga shtatori në 39,663,18 dollarë.
Që nga fillimi i vitit, Bitcoin ka humbur gati 12 për qind të vlerës së tij.
Kriptomonedha kryesore pësoi ndryshime të ndjeshme në fund të 2020 dhe 2021, për shkak të politikës monetare të Rezervës Federale të SHBA-së. Perspektiva e kësaj të fundit, për të kundërshtuar inflacionin, ka dëmtuar Bitcoin po ashtu edhe tregjet botërore të aksioneve.
“Nëse të dhënat e publikuara tejkalojnë pritjet e tregut, ne mund të presim edhe më shumë shitje të bitcoin-it pasi investitorët kanë llogaritur se sa më i lartë të jetë inflacioni, aq më shpejt do të duhet të veprojë Fed”, tha Marcus Sotiriou, një analist i kriptomonedhave GlobalBlock./abcnews.al