Sot rreth orës 14:00, një shtyllë elektrike është rrëzuar në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot, rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bekim Fehmiu’ në Prishtinë, një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë, e cila ishte në lëvizje. Si pasojë, tre persona janë lënduar dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor. Njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë po merren me rastin”./KlanKosova/