Administrata në Komunën e Fushë Kosovës ka qenë jashtë funksionit për disa orë, raporton Fol Drejt.
Shkak për këtë ka qenë rënia e sistemit intranet.
Që nga ora 11:00 e mëngjesit, e deri pas orës 14:00, shumë qytetarë kanë mbetur pa i kryer shërbimet.
Fol Drejt e ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), për të kuptuar nëse ky ka qenë një problem i përgjithshëm në të gjitha institucionet, përkatësisht, se mos sistemi ka rënë në nivel vendi, por nuk ka marr përgjigje./FolDrejt/