Rubla ruse ra mbi 100 kundrejt dollarit, niveli më i ulët që nga 23 marsi 2022, javë pasi Moska pushtoi Ukrainën, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Që nga fillimi i vitit, rubla ka rënë rreth 30 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit, ndërsa importet rriten dhe eksportet ulen.
Të hënën në mëngjes, të dhënat nga Bursa e Moskës treguan se rubla këmbehej me 101.01 për dollarin, ndërsa kundrejt euros, ajo ra në nivelin më të ulët të 17 muajve prej 110.73.
Këshilltari ekonomik i presidentit rus Vladimir Putin, Maxim Oreshkin, tha në një shkrim për agjencinë e lajmeve TASS se Kremlini donte një rubla të fortë dhe priste një normalizim së shpejti.
“Burimi kryesor i dobësimit të rublës dhe përshpejtimit të inflacionit është politika e butë monetare,” shkroi Oreshkin.
“Një rubla e dobët ndërlikon transformimin strukturor të ekonomisë dhe ndikon negativisht në të ardhurat reale të popullsisë,” tha ai.