Analisti boshnjak Jakub Bielamowicz e ka komentuar takimin e së hënës ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në Bruksel, duke e cilësuar këtë të fundit si autokrat, shkruan Fol Drejt.
Autokrati Aleksandër Vuçiq sipas Bielamowicz-it, ka arsye të shqetësohet, pasi së fundi në Bruksel u shfaq si një bllokues marrëveshjesh:
“Ai shfaqet qartë si një bllokues i marrëveshjeve, duke dërguar mesazhe konfuze për atë që ishte në tryezë”. Por ky nuk është problemi i vetëm i Vuçiqit sipas Bielamowicz, por se ai do ta ketë të vështirë në shtëpi “të shpjegojë se pse njohja e Kosovës nuk duket më një vijë e kuqe”.
Ua kujtojmë se mbrëmë Vuçiq në një intervistë për televizionin nacional RTS tha se me Kosovën është i gatshëm të diskutojë për çdo gjë, përveç njohjes reciproke dhe anëtarësimit të saj në OKB, sidomos para formimit të Asociacionit./FolDrejt/
A major upset for Serbia’s autocrat @AVucic.
He clearly emerges as a deal blocker, sending out confusing messages about what was on the table.
Back at home, he may also have a hard time explaining why Kosovo's recognition no longer seems to be a red line:pic.twitter.com/PEWb66JJNj
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) February 28, 2023