Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë (MSh), në Kosovë aktualisht janë vetëm 15 raste aktive me coronavirus, shkruan Fol Drejt.
Në 24 orët e kaluara janë shënuar vetëm 3 raste pozitive, ndërkaq nga coronavirusi është shëruar 1 person.
Sipas MSh-së, që nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,200 persona.
Të vaksinuar brenda 24 orëve janë 20 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë administruar 1,836,329 doza të vaksinës. /FolDrejt/