Rastet e reja me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ranë 0.4% javën e kaluar pas një rritjeje prej katër javësh radhazi, sipas një analize të agjencisë Reuters.
Vendi regjistroi gati 70,000 raste të reja në ditë në javën që përfundoi më 18 Prill, krahasuar me 55,000 raste të reja në ditë në mars dhe rreth 30,000 raste të reja në të njëjtën kohë vitin e kaluar.
Numri mesatar i pacientëve me COVID-19 në spitale u rrit me 5% duke shkuar në më shumë se 41,000 në të gjithë vendin. Kjo është rritja për të tretën javë radhazi.
Vdekjet nga COVID-19 ranë 2.8% javën e kaluar, duke përjashtuar një numër të madh vdekjesh të raportuara në Oklahoma, por që u raportuan me vonesë. Përfshirë numrin e prapambetur, vdekjet e raportuara ranë me 2.7%.
Vaksinimet arritën pikën kulmore me 3.1 milion në ditë javën e kaluar, pas rekordeve të shënuara shtatë javët e mëparshme.