Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për gjendjen me Covid-19 në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.
Në bazë të të dhënave vërhet dukshëm rënie në numrin e të infektuarve, transmeton Fol Drejt.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.817.741 doza të vaksinës.
Deri më sot 818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.637 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 812 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 54 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.096.
Në total numri i rasteve aktive është 637″, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./FolDrejt/