Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë ka bërë të ditur se 358 fëmijë janë vrarë që kur nisi pushtimi rus në muajin shkurt.
Po ashtu bëhet e ditur se edhe 683 fëmijë të tjerë kanë mbetur të lënduar, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
“Më shumë se 1041 fëmijë u plagosën në Ukrainë si rezultat i agresionit të armatosur të plotë të Federatës Ruse. Që nga mëngjesi i 23 korrikut 2022, numri zyrtar i viktimave fëmijë në ditë nuk ka ndryshuar – 358. Nuk kanë ndryshuar as të dhënat për të plagosurit – 683”.
Mes tjerash thuhet se këto shifra ka të ngjarë të rriten ndërsa situata në rajonet e bombarduara ende po vazhdon.
Më së shumti fëmijë të lënduar ka në rajonin e Donetskut, të ndjekur nga Kharkiv, Kiev, Chernihiv, Luhansk dhe Mykolaiv.
Tutje thuhet se 2,188 shkolla, çerdhe dhe kolegje u dëmtuan, teksa nga këto, 221 objekte u shkatërruan plotësisht.