Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut (OHCHR) ka thënë se më shumë se 5,000 civilë janë vrarë në Ukrainë që kur Rusia pushtoi më 24 shkurt.
Sipas organizatës numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
OHCHR, e cila ka dhjetëra vëzhgues të të drejtave të njeriut në vend, tha në përditësimin e saj javor se 5,024 njerëz ishin vrarë dhe 6,520 u plagosën.