Nga Klinika Emergjente në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), është bërë e ditur se nata e parë e ndërrimit të motmoteve, nuk ka kaluar pa pasoja, transmeton Fol Drejt.
Shkak për këtë janë bërë shpërthimet e mjeteve piroteknike dhe plumbat qorr.
Gjithsej bëhet fjalë për 7 persona, të cilët kanë pësuar lëndime, të cilat janë trajtuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së.
Disa pas trajtimit janë liruar, ndërsa tre prej tyre kanë mbetur të trajtohen edhe më tutje në QKUK.