Bilanci tregtar i eurozonës shënoi një suficit prej 65,9 miliardë eurosh në vitin 2023.
Shifra lëvizi nga një deficit prej 332.2 miliardë euro në vitin e kaluar, treguan të dhënat e Eurostat, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Eksportet e mallrave të Eurozonës në pjesën tjetër të botës ranë me 1.2 për qind në bazë vjetore në 2.84 trilion euro në 2023, ndërsa importet ranë 13.5 për qind në 2.77 miliardë euro.
Tregtia brenda zonës së euros arriti në 2,63 trilion euro vitin e kaluar, me një rënie prej 5.4 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Në 27 vendet e BE-së pati një suficit tregtar prej 40.8 miliardë euro në 2023, krahasuar me një deficit prej 434.6 miliardë euro në 2022.
SHBA ishte tregu kryesor për eksportuesit e BE-së me 502.1 miliardë euro, duke shënuar një rënie vjetore prej 1.4 për qind.
Ndër tregjet e tjera kryesore të eksportit të BE-së ishin Britania e Madhe (334.7 miliardë euro), Kina (223.5 miliardë euro), Zvicra (188.5 miliardë euro) dhe Turqia (111.3 miliardë euro).
Nga ana tjetër, Kina ishte vendi kryesor i importeve, me 514.4 miliardë euro, me një rënie prej 18 për qind krahasuar me një vit më parë.
Ajo u pasua nga SHBA, Britania e Madhe, Zvicra, Norvegjia dhe Turqia.