Sipas BILD, Bayern Munich do të shesë mbrojtësin Benjamin Pavard për një ofertë prej 30 milionë eurosh.
Kontrata e Pavardit skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe mbrojtësi francez ka lënë të kuptohet vazhdimisht se do të largohet nga Bayern Munich në fund të kësaj sezone. Megjithatë, bavarezët do të kërkojnë ende një tarifë të arsyeshme për mbrojtësin, transmeton Fol Drejt.