Ish-trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann u shkarkua nga klubi i Mynihut për shkak të marrëdhënieve të këqija me portierët Manuel Neuer, Sven Ulreich, si dhe lojtarët Serge Gnabry, Leroy Sane, Jamal Musial dhe Sadio Mane, raporton Bild.
Mediat gjermane kujtojnë se Nagelsmann teksa ishte duke bërë ski në Austri. Para disa ditësh, ai mori një telefonatë nga Mynihu, në të cilën drejtori ekzekutiv i Bayernit, Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic, e informuan atë që të kthehet urgjentisht në klub për të ndërprerë bashkëpunimin.
Bild kujton se Nagelsmann do të marrë 50 milionë euro në emër të ndërprerjes së parakohshme të bashkëpunimit dhe Bayern mori për trajner të ri Thomas Tuchelin, i cili sot do të zhvillojë stërvitjen e parë me klubin nga Mynihu, transmeton Fol Drejt.