Bild gjerman shkruan se Real Madridi është klubi i fundit që i është bashkuar garës për sulmuesin francez, Kolo Muani nga Eintracht.
Sulmuesi 24-vjeçar shënoi 15 gola në Bundesligë sezonin e kaluar dhe 11 asistime. Reali do të donte të sillte Muanin në vend të Benzemas për ta vendosur atë në sulm me Rodrygon dhe Viniciusin si anësorë. Eintracht thuhet se kërkon mbi 100 milionë euro dëmshpërblim dhe në garë për Muanin janë edhe PSG, Bayern, Manchester United dhe Chelsea, transmeton Fol Drejt.