Sipërmarrësi Bill Gates ka qenë duke blerë toka bujqësore ‘nga të gjitha drejtimet’ në SHBA dhe tashmë zotëron tokë më shumë se Kombi Amerikan Aborigjen.
Megjithse Bill Gates nuk ka qenë kurrë fermer për çështjen e blerjes së tokave mediat po e quajnë tashme “Bill fermeri”. Njeriu i tretë më i pasur i planetit nuk ka drejtuar kurrë njerëz që kultivojnë drithëra apo perime, e megjithatë ai po vlerësohet si pronari më i madh i tokave në SHBA, që prej blerjes së rreth 60 km katrorë tokë bujqësore për $171 milionë në perëndim të Uashington, në vitin 2018. Territori ishte më parë tokë tradicionale e popullsisë aborigjene vendase Yakama.
Në total, Gates zotëron rreth 1000 km/katrorë tokë bujqësore me një vlerë prej $690m. E thënë ndryshe një amerikan i bardhë zotëron më shumë tokë se i gjithë Kombi i Indianëve Amerikanë në SHBA.