Një prej njerëzve më të pasur në botë, Bill Gates ka folur për teoritë konspirative në të cilat shpesh përmendet emri i tij në kontekst negativ.
Në një bisedë në Twitter me Devi Sridhar nga Universiteti i Edinburgut, Gates komentoi një prej teorive të shumta konspirative që pretendohet se ai është përgjegjës që me vaksinimin e qytetarëve kundër coronavirusit – po u futen në trup çipa, transmeton Telegrafi.
“Njerëzit sikur unë dhe Anthony Fauci, janë objekt i dezinformatave të shumta. Nuk e kam pritur. Nuk ka as kuptim një prej teorive që në duar po u fusin çipa. Pse do ta bëja këtë”, pyeti në mënyrë retorike Gates që njëherit është themelues i kompanisë Microsoft.
People like you and I and Tony Fauci have been subject to a lot of misinformation. I didn’t expect that. Some of it like me putting chips in arms doesn’t make sense to me – why would I want to do that?#
— Bill Gates (@BillGates) January 11, 2022
E bija e tij 24-vjeçe Jennifer që studion mjekësinë, në shkurt të vitit të kaluar pas vaksinimit kundër COVID-19, ishte tallur në llogari të atyre që mbështesin teori të ndryshme konspirative.
“Për fat të keq, me vaksinim nuk më është mbjell në tru gjenialiteti i babait tim. Sikur mRNA-ja ta kishte këtë fuqi”, kishte shkruar ajo.
Në korenspondencën e lartë përmendur, Gates ka theksuar se nuk pritet që së shpejti të marrë fund pandemia e coronavirusit dhe se ky virus sipas tij do të trajtohet si grip sezonal.