“Do të isha i shokuar nëse në vjeshtë një numër i madh i shkollave do të vazhdonin mësimin nga distanca (online). Akoma duhet të arrijmë të bindim veten që të marrin vaksinat, e në veçanti në vendet e varfra. Duhet të tregojmë që njerëzit tonë më të mençur po marrin vaksinën, dhe se ajo vepron për mirë”, ka filluar intervistën Bill Gates.
Sipas miliarderit amerikan edhe nëse rritet përqindja e personave të vaksinuar, nuk do të mund t’i rikthehemi normalitetit brenda një kohe të shkurtër.
Në pjesët tjera të botës, ndoshta deri në fund të vitit të ardhshëm, derisa të arrihet përqindja e kënaqshme. Themeluesi i kompanisë Microsoft, kujton se si dikur janë nevojitur 20 vite që vaksinat të arrijnë nga pjesët e pasura të botës në vendet që janë në zhvillim e sipër.
“Megjithatë tani është një situatë më mirë, por ende nuk është akoma e kënaqshme. Mendoj se deri në vjeshtë do t’i rikthehemi një lloj normaliteti”, ka shtuar Gates në intervistën e dhënë me rastin e publikimit të librit “Si të shmanget katastrofa klimatike”, që ka arritur të jetë libri më i shitur.