Në 1 dhjetor 2019 në Wuhan të Kinës u paraqit i sëmuri i parë me virusin Covid19, kurse në janar 2020 shteti kinez numëronte çdo ditë qindra të vdekur si pasojë e të infektuarve. Por në shkurt Kina filloi të stabilizojë situatën dhe numri i të infektuarve sa vinte e zvogëlohej dhe poashtu i të rikuperuarve, informon foldrejt.com. Si sukses më të madh kundër Covid19, media më e madhe kineze Xinhua, e shpalli Mjekësinë Tradicionale (Popullore) të shtetit të saj mijëravjeçar.
Duke mos e ditur Mjekësinë Tradicionale Kineze (TCM), redaksia e Foldrejt.com disponon një libër të kohës së Enver Hoxhës (1978) me autorë P. Kokalari, Z. Sima dhe P. Xinxo, të cilët flasin për barnat (çajnat) që rriten në bjeshkët shqiptare dhe që luftojnë gripin sezonal dhe ndihmojnë në rikuperimin e rrugëve të frymëmarrjes – konkretisht mushkërive, si dhe luftojnë kollin e thatë.
Kush janë katër barnat natyralë që rriten nëpër bjeshkët shqiptare dhe që mund të ndihmon në shërimin e Covid19?
- Aguliçja (Primulae Flos et Radix)
- Shtogu (Sambuci Flos et Fructus)
- Zhumbrica (Serpylli Herba)
- Çaji i Malit (Sideritis Herba)
Tre lulet e para këshillohen në sëmundjet e rrugës së frymëmarrjes dhe në kollën e thatë dhe uljen e temperaturës. Kurse çaji i malit ka veti për të luftuar rrufën dhe ftohjen në hapat e parë.
Lajm i mirë është se Aguliçja është bima e parë që çel prej në fillim të prillit. Ajo gjendet thuajse në të gjitha zonat subalpine të trojeve shqiptare – veçanërisht në Korab, Jabllanicë dhe Sharr.
E mira e çajnave të lartëpërmendur është se ata kurrë nuk lanë pasoja anësore./Foldrejt.com