Lindja
Muhamed Asad është lindur në Lemberg, Galicia ( ish- pjesë e perandorisë Austro-Hungareze, tash pjesë e qytetit Lviv, kryeqytet i Ukrainës Perëndimore). Muhamed Asad ka lindur më 2 Korrik 1900 si Leopold Weiss në një familje Hebreje. Nga të dhënat personale të Weiss-it, rrënjët e tij në judaizëm ishin shumë të forta nga ana e babit të tij. Gjyshi nga babi, Benjamin Weiss, ishte nga radhët e rabinëve në Czernovitz në Bukovina. Gjyshi i tij dëshironte që ai të bëhej një rabin por Leopold Weiss i vogël kishte planet e tij, ai e lë shtëpinë e tij dhe në një moshë të re kur i kishte 14 vjet dhe iu bashkua armatës Austro-Hungareze. Ai nuk shërbeu edhe gjatë në armatë dhe u rikthye përsëri në shtëpi nga ana e prindërve të tij. Pasi përfundoj shkollën ai shkoi në Austri për të studiuar psikanalizën, Gjatë kohës sa qëndroi në Vjen ai u takua me shumë shkrimtarë dhe shkencëtarë të famshëm. Kjo ishte ku ai mori përvojën e parë si gazetarë por në brendësin e tij ai u ndje shumë i pakënaqur. Asad u bë një korrespodent i ri që në kohë të hershme për gazetën e famshme Frakfurter Zeitung, dhe bëri qindra udhëtime në Arabi, Palestinë, Egjipt, Siri, Iran. Irak, dhe Afganistan. Gjatë udhëtimeve të tij, atij iu bë e mundur ta shihte botën myslimane për së afërmi dhe me këndvështrime të ndryshme nga ato të cilat i kishte imagjinuar ai në perëndim.
Konvertimi në Islam
Kur xhaxhai i tij, “një student i Doktor Frojdit” i cili kishte marr azil në Jerusalem, ai e ftoi Weissin në Palestinë. AtjeWeiss e njohu dhe e deshi kulturën Beduine dhe Arabe. Ai e përshkroi atë si “ Humanizëm i lirë”. Arabët thoshte ai me entuziazëm janë “ njerëzit që nderojnë njëri-tjetrin” . Pasioni i tij i përflakur e konvertojë, Leoplold Weiss në Islam në Prill të vitit 1927 – në Berlin Wilmersdorf, në xhamin e parë të ndërtuar në Gjermani – duke e quajtur veten Muhamed Asad që nga atëherë. Pavarësisht se ai ishte një Hebre, në Palestinë Asad nuk u preokupua me çështjen Zioniste, duke besuar se ardhja e Evropianeve në tokat të cilat nuk ishin të tyre për 2 mijë viteve ishte një zgjidhje artificiale dhe e destinuar për të shkaktuar probleme. Ai konstatojë se Hebrenjtë Evropian i panë Arabët vendas si fuqitë kolonializuese i panë Afrikanët- si njerëz të prapambetur. Pas haxhit të tij në Meka në vitin 1927, Muhamed Asad u vendos në Arabin Saudite për disa vite. Kjo i solli një mundësi unike Asadit për të qëndruar afër me mbretin Saudit AbdulAziz al- Saud. Pas takimit të parë, Asadi shkruan se Mbreti e vizitonte çdo ditë. Ibn Saud poashtu e la Asadin të vizitonte regjionin e Nexhdit ( Në shoqërinë e mbretit), që ishte e ndaluar për të huajt gjatë asaj kohe. Asadi luftoi fashizmin Italian në Libi në anën e Sidi Muhamed (Mbreti Idriz I i Libisë), literalisht duke u fshehur në rërë, duke kontrabanduar Armë pët luftëtarët e lirisë, plumbat fluturonin rreth kokës së tij, shokët e tij duke vdekur majtas e djathtas. Përderisa ushtarët Evropian dhunonin, plaçkitnin e vritnin në qytetet dhe fshatrat Libiane, Muhamed Asad dhe luftëtarët Mysliman të fisit Senoussi së bashku me Omer Muhtar ishin duke luftuar kundër një opresionit brutal të pushtuesve. Në pytjen e tij për integritetin moral, të gjitha këto duken të argumentojnë vendimin e drejtë të Asadit për tu larguar nga Evropianet dhe për tu bërë një “Arab i natyralizuar”.
Udhëtimi në Indi
Asad mbërriti në Kraqi mëe anije në Qershor të vitit 1032 dhe vazhdoi për në Amritsar. Këtu dhe në Lahorin fqinjë, ai e inkuadroi veten e tij në komunitetin vendas të muslimanëve të Kashmirit, dhe në vitin 1933 ai e bëri një paraqitje në Sringar, ku një raport i inteligjencës kundër tij e akuzoi se ai shpërndante ide Bolshevike. Për Asad joshja e vërtet e Kashmirit qëndrontë në gjendjen e vështirë të tij si territor i kontestuar, ku Maharaja e përkrahur nga Britanikët udhëhiqte me popullatën e pakënaqur muslimane. Duke filluar në vitin 1931, Muslimanet nga Kashmiri në Punxhab organizuan një agjitacion të jashtëm për Muslimanët në Kashmir. Qindra grupe të muslimanëve vullnetarë e kaluan ilegalisht nga Punxhabi në Kashmir, dhe mijra u arrestuan. Në Fillim të viteve 1932, shqtësimet ishin pakësuar, por qeveria e Kashmirit mberi gjithnjë e vëmendshme, Por qfarë bëri Asad në Kashmir mbetet e paqart. Por duke e mësuar prezencën e tij, qeverija e Kashmirit menjëherë e kërkoi atë “ për ta ekstraduar” edhe pse Policia nuk kishte fakte ta argumentonte raportin e intelegjencës, dhe aty u shfaqën disa pengesa legale për të ekstraduar një Evropian. Asad shumë shpejt u largua nga Kashmiri për në Lahore. Aty ai e takoi poetin dhe filozofin Muhamed Ikbal (1876-1938) i cili kishte parardhësit nga Kashmiri, i cili e bindi Asadin të qëndronte në Indi dhe të punonte “ Për të sqaruar premiset intelektuale të shtetit të ardhshëm Islam.” Nga kjo pikë e tutje Asad mundë të jetë një intelektual Musliman , duke menduar, ligjëruar dhe shkruar në Kulturën dhe ligjet Islame.Në vitin 1949, Asad e la politikën e brendshme për tju bashkuar shërbimit të jashtëm të Pakistanit, përfundimisht duke u ngritur nhë pozitën e kryetarit të divizionit për lindjen e mesme në ministrinë e jashtme. Në fillim të viteve 1952, pas njëzet viteve të qëndrimit të vazhdueshëm në nënkontinent, ai erdhi në Neë York, si ambasadorë i plotëfuqishëm i Pakistanit në Kombet e Bashkuara.
Vdekja
Afër vdekjes së tij, Asad u bë shumë i mërzitur për gjendjen e botës Muslimane dhe liderëve të saj. Ai besonte se umeti nuk ishte aq i mahnitshëm, Islami ishte religjion i bukur por korruptimi i njerëzve po e sillte atë afër fatkeqësisë. Shkrimet etij ishin djegur publikisht gjatë ohës së tij në Maroko – një arsyje ishte per rikthimin e tij në Evropë. Muhamed Asad vdiq në Andaluzinë e Spnajës më 20 Shkurt 1992. Ai u varros në Granada ( Spnajë).
Përktheu: Galdim Ajeti
Burimi: http://www.islamichistoryandtravel.com/