Biologu nga Kosova Halil Ibrahimi ka njoftuar se së fundi është publikuar një lloj i ri i insekteve, të cilin ai e ka zbuluar në Iran, gjatë një ekspedite shkencore të realizuar para dy vitesh, shkruan Fol Drejt.
“Sot është publikuar Paracricotopus davoodi, lloji im i ri i radhës për shkencën, kësaj radhe nga Irani. Lloji i takon rendit Diptera dhe është gjet gjatë ekspeditës së vitit 2021. Një kujtim i mirë nga Ujëvarat e Shalmashit në provicën e Azerbejxhanit Perëndimor” – ka njoftuar Ibrahimi.
Sipas tij, punimi i është publikuar sot në revistën Zootaxa, ndërsa ka theksuar se e gjitha u realizua nëpërmjet një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm “me kolegët nga Irani dhe SHBA.”
Ua kujtojmë se zbulimet e Ibrahimit kanë pushtuar shpesh faqet e revistave dhe gazetave ndërkombëtare. Zbulimi i tij më i famshëm ishte ai i periudhës së pandemisë i quajtur: Potamophylax coronavirus.
Zbulimet e tij kanë kontribuuar në rritjen e ndërgjegjes për sa i përket mbrojtjes së ambientit, përkatësisht kujdesit ndaj ndotjes së pellgjeve, lumenjve dhe përgjithësisht habitatit të krijesave të vogla si insektet./FolDretj/