Vaksina e zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania bioteknologjike gjermane BioNTech kundër COVID-19 njoftohet se është plotësisht efektive në parandalimin e infektimit tek të rinjtë e moshës 12 deri në 15-vjeçare.
Në një deklaratë nga Pfizer dhe BioNTech thuhet se vaksina në punimet e fazës 3 të zhvilluara tek mbi 2.260 të rinj në SHBA ka qenë efektive 100 për qind dhe se ka shfaqur reagim të fortë antitrupash.
Më tej në deklaratë përmenden edhe qëndrimet e drejtuesit të lartë (CEO) dhe partnerit themelues të BioNTech, Prof. Dr. Ugur Sahin, i cili ka theksuar se rezultatet që tregojnë mbrojtje të lartë për të rinjtë janë shumë “inkurajuese” duke pasur parasysh tendencat e fundit në përhapjen e variantit “B.1.1.7” që është shfaqur në Britani.