Bisedimet e Arsenalit rreth kontratës së William Saliba janë “duke përparuar mirë” dhe aktualisht shihet si një nga prioritetet kryesore të klubit mes interesimit nga gjigantët Frech PSG, sipas Sky Sports, përcjell Fol Drejt.
Saliba ka një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale, me opsionin e tij tashmë të aktivizuar. Kuptohet se ka një vullnet nga të gjitha palët e përfshira për të arritur një marrëveshje.
Vonesa fillestare ishte për shkak të kërkesave ekonomike nga ana e lojtarëve. Megjithatë, këto pengesa janë zgjidhur, ndërsa si Saliba ashtu edhe agjenti i tij kanë komunikuar dëshirën për të zgjatur qëndrimin në veri të Londrës. /FolDrejt/