Sipas The Daily Telegraph, Chelsea nuk do të flasë me Romelu Lukaku për të ardhmen e tij blu deri pas finales së Ligës së Kampionëve, transmeton Goal, përcjell Fol Drejt.
Lukaku është i huazuar te Interi dhe klubi arriti në finale të martën duke mposhtur rivalët e qytetit AC Milan.
Trajneri i ri potencial i Chelseat, Mauricio Pochettino, thuhet se është i gatshëm të punojë me Lukakun, por raportet në Itali thonë se ai do të preferonte të qëndronte në Serie A. Mbetet për t’u parë nëse mund të arrihet një kompromis. /FolDrejt/