Bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll, në fillim të kësaj jave, çuan në shkëmbim të të burgosurve midis dy palëve të premten.
Këtë e ka konfirmuar anëtari i delegacionit ukrainas, David Arakhamia.
“Falë marrëveshjeve të arritura në Turqi, sot kemi arritur një shkëmbim të suksesshëm të robërve të luftës. Ne kemi arritur të kthejmë 86 ushtarakë tanë, 15 prej tyre gra. Shteti do të luftojë deri në fund për secilin nga qytetarët tanë!”, ka thënë Arakhamia në rrjetin social Telegram.