Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vijoj sot në Bruksel. Takimi pritet të ndodh në nivel kryenegociatorësh, transmeton Fol Drejt.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, fillimisht do t’i takojë ndaras kryenegociatorin e Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Sipas paralajmërimeve zyrtare, takimet do të fillojnë në mëngjes dhe kohëzgjatja e tyre do të varet nga ecuria e diskutimeve.
Ua kujtojmë se në takimin e fundit të realizuar në Bruksel palët u pajtuan për Deklaratën për të Zhdukurit, sipas të cilës të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur nga lufta e fundit.
Po ashtu në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i hartuar nga Ekipi menaxhues. Ky draft status u refuzua në mënyrë kategorike nga Kryeministri Albin Kurti, i cili e cilësoi si antikushtetues./FolDrejt/