Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryenegociatori, Besnik Bislimi, ka njofzuar se sot do të mbajë takim virtual me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Bislimi këtët e bëri të ditur përgjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, përcjell Fol Drejt.
“Unë kam sot pasdite një takim virtual me Lajçakun ku do t’i definojmë hapat e radhës. Mendoj që shumë shpejt duhet të ketë edhe një takim në mes të liderëve të Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh ai./FolDrejt/