Zëvendëskryeministri kosovar, Besnik Bislimi shkoi në Luginën e Preshevës në një vizitë bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci të hënën.
Makinës zyrtare i ishin vendosur edhe stickerat në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.
Ndalesa e parë për ta qe Këshilli Kombëtar Shqiptar me në krye Ragmi Mustafin që u pa i lumtur me vizitën.Një takim të shkurtët, zyrtarët e lartë nga Kosova patën edhe me deputetin e vetëm shqiptar.
Më pas duke ecur vazhduan për në ndërtesën e Komunës së Bujanocit, ku kryetari Nagip Arifi i priti me lule e veshje kombëtare
Vizita e Bislimit e Nagavcit u mbyll me takime me akterë politikë e biznese të Luginës, me përjashtim të kreut të komunës së Preshevës, Shqipërim Arifit./KlanKosova/