Zyra për Komunikim Publik në kuadër të Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Francë, shkruan Fol Drjet.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Parisit” – thuhet në njoftimin zyrtar.
Po sipas këtij njoftimi, agjenda e tij është mjaft e ngjeshur:
“Ditën e sotme, gjatë qëndrimit në Francë, do të takohet me Sekretaren e Shtetit për çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone, diplomatë nga shtetet anëtare dhe deputetë të Parlamentit francez.”/FolDrejt/