Bislimi tha se Serbia e kishte në plan që të digjte pikën kufitare të Jarinjës, por ajo nuk e realizoi planin e saj.
Sipas tij, ky ishte një plan i përbashkët serbo-rus.
“Grafiku i punuar nga institucionet e sigurisë, që pasqyron vetëm krizën e djeshme në Jarinjë, tregon qartë edhe aktorët e përfshirë dhe autorin e vërtetë, Putinin”, shkroi Bislimi në Facebook.
“Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët)”, shtoi ai.
“Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte.
Siç e ka Serbia aleat Rusinë e Kinën, ne e kemi aleat Perëndimin dhe ShBA-në.
Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë”, përfundoi Bislimi. /FolDrejt/