Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, pas votimit pozitiv të liberalizimit të vizave për Kosovën në takimin e anëtarëve të Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian, ka thënë se mbeten edhe dy hapa para hyrjes së vendimit në fuqi, shkruan Fol Drejt.
Bislimi tha se sot u përfundua edhe një hap tjetër i rëndësishëm rreth çështjes së liberalizimit të vizave.
“Në takimin e anëtarëve të Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian, u votua pozitivisht mbi liberalizimin e vizave për Kosovën”, shkroi Bislimi në Facebook.
Ai theksoi se hapi i rradhës do të jetë votimi në seancën plenare në Parlamentin Evropian dhe më pas votimi në Këshillin e Ministrave të BE-së, para hyrjes në fuqi.
“Përshëndesim votimin pozitiv të sotëm dhe mirëpresim finalizimin e hapave të ardhshëm, deri në përfundimin e procedurave të nevojshme për nisjen e lëvizjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian”, përfundoi Bislimi. /FolDrejt/