Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot ka vizituar në Hagë Rexhep Selimin, për të cilin tha ani pse larg Kosovës, nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend.
“Sot vizitova në Hagë mikun tim Rexhep Selimin. Si gjithnjë i disponuar dhe me besim të plotë në drejtësi. Edhe pse larg Kosovës, nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend”, ka shkruar Bislimi në një postim në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Bislimi tregoi se, gjatë vizitës, i është dhënë rasti të takojë edhe ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.
“Gjithashtu pashë edhe bacën Jakup, që po mbahej jashtëzakonisht mirë. Tri orë ikën si 30 minuta”, u shpreh Bislimi./FolDrejt/