Ish-deputeti nga radhët e LDK-së Faton Bislimi, përmes një postimi në favebook, ka bërë të ditur se ka pranuar një letër nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.
Siç njofton vetë Bislimi, kjo letër vjen si përgjigje ndaj një letre që Bislimi ia kishte dërguar presidentit Biden me 11 shtator, transmeton Fol Drejt.
“Kjo letër e Presidentit Biden vije si përgjigje ndaj një letre që unë i kisha dërguar atij pikërisht më 11 shtator 2022 për të shpreh solidaritetin tim dhe të shqiptarëve në përgjithësi për përvjetorin e tragjedisë së 11 shtatorit. Në letër i kisha rikujtuar z. Biden se shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë dhe aleati më i sinqertë e i përkushtuar i Amerikës në Evropë. Si Senator dhe Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, z. Biden kishte qenë një zë shumë kumbues, argumentues, dhe përkrahës ndaj Kosovës dhe përpjekjes sonë për liri, demokraci e pavarësi.”, shkruan Bislimi.
Tutje, Bislimi komenton letrën-përgjigje të kthyer nga presidenti Biden.
“Letrën e tij Presidenti Biden e nisë me “I dashur Dr. Bislimi, ju falëmnderoj për letrën tuaj përkrahëse,” duke shtuar se “Kur isha zgjedhur President, kisha premtuar se do të isha President i të gjithë amerikanëve.” Ndër të tjera, President Biden thekson që “gjithëçka është e mundur kur ne bashkohemi si një komb. Asgjë nuk është e paarritshme. Vec na duhet të mos harrojmë se kush jemi.”
Duke potencuar se ka ende shumë punë për të bërë, Presidenti Biden shkruan: “Jam më i bindur se kurdo herë më parë që shpirti i Amerikës është vibrant, e ardhmja e Amerikës është e ndritur, dhe premitimi i Amerikës është real dhe veç sa ka filluar,” në letrën e tij të cilën me shumë kënaqësi e pranova sot.”, shprehet Bislimi.
“Për mua, kjo letër, është një testament i vlerësimit të punës sime për kauzën tonë kombëtare në Ëashington, DC tash e dy dekada! Letra e Presidentit Biden, sot i shtohet një vargu letrash, çmimesh, e mirënjohjesh të tjera që kam pranuar nga personalitete të larta të politikbërjes amerikane.
Miqësia jonë me Amerikën ndërtohet tutje vetëm mbi vlera, përkushtim, dhe respekt, dhe duhet ruajtur si sytë e ballit.”, shton ai tutje./FolDrejt/