Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka deklaruar se pozita e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë s’ka qenë kurrë më mirë.
Në raportin e tij në Komisionin për Integrime Evropiane, Zhvillim e Dialog, ai tha se s’ka asnjë arsye për brenga e skepticizëm, transmeton Fol Drejt.
“Unë si kryenegociator kam mandat të qartë dhe atij mandati i përmbahem 100 për qind, në atë mandat s’ka asnjë lëkundje. Pozita e Kosovës në procesin e dialogu s’ka qenë kurrë më mirë dhe s’ka asnjë arsye për brenga apo skepticizëm në tërësi. Muni me flejt shlirë”./FolDrejt/