Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Bislimi për Vuçiqin, pas lirimit të policëve: Nga njё maskaradё nё tjetrёn

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Besnik Bislimi ka shfrytëzuar rastin pas lirimit të policëve kosovarë nga autoritetet serbe, për ta komentuar regjimin e Vuçiqit duke thënë se ai po kalon nga një “maskaradë në tjetrën”, shkruan Fol Drjet.

Në një koment të gjatë të publikuar në Facebook, Bislimi ka thënë se “pёrveç qё nxiti tensione tё rrezikshme pёr dy javё rresht me urdhërin pёr kidnapimin e policёve shqiptarё brenda territorit tё Kosovёs, Vuçiç vazhdon edhe tutje talljen si me popullin e tij, me nocionin e sundimit tё ligjit brenda Serbisё, me sigurinё e rajonit dhe me gjithё faktorin ndёrkombёtar.”

Ky është komenti i tij i plotë:

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Nga njё maskaradё nё tjetrёn.

Pёrveç qё nxiti tensione tё rrezikshme pёr dy javё rresht me urdhërin pёr kidnapimin e policёve shqiptarё brenda territorit tё Kosovёs, Vuçiç vazhdon edhe tutje talljen si me popullin e tij, me nocionin e sundimit tё ligjit brenda Serbisё, me sigurinё e rajonit dhe me gjithё faktorin ndёrkombёtar.

Krejt kёtё, me shpresёn se do shmang pёrpjekjet pёr implementim tё menjёhershёm tё marrёveshjes bazike dhe aneksit implementues tё Ohrit nё kёmbim tё angazhimeve pёr menaxhim krizash afatshkurtra, si dhe me shpresёn pёr shmangie tё vёmendjes nga pakёnaqёsitё enorme tё qytetarёve serb me pushtetin e tij mafioz.
Kidnapimi i tre policёve ishte brenda territorit tё Republikёs sё Kosovёs dhe pёr kёtё nuk ka asnjё dyshim as edhe te bashkёsia ndёrkombёtare.

Fokusi tek lirimi i pakusht i tre policёve tё kidnapuar ёshtё pёrpjekje e lodhtë pёr t’i ikur boshtit tё diskutimit. E ky ёshtё tek fakti qё forcat speciale antiterror tё Serbisё janё futur jo vetёm nё zonën neutrale, por edhe brenda territorit tё Kosovёs. Me shumё gjasё pёr ndonjё aktivitet tjetёr subverziv, por qё ka pёrfunduar me kidnapimin e 3 policёve kufitarё.

Implikimet si pёr sigurinё nacionale dhe atё rajonale, ashtu edhe pёr misionin e KFOR-it nё Kosovё do duhej tё ishin tema e vetme e adresuar. Kjo nuk mundet dhe nuk guxon asesi tё kamuflohet me lirimin e rrejshëm dhe mediatik tё policёve tё kidnapuar.

Vendimi i sotёm i gjykatёs sё Kralevёs ёshtё çertifikimi mё i fuqishёm i bankrotimit tё shtetit ligjor tё Serbisё. Njё gjykatё shtetёrore, merr vendim pёr akomodim tё njё premtimi politik tё presidentit tё shtetit. Njё vendim qё çon nё mbrojtje nё liri tё tre tё “akuzuarve” pёr armëmbajtje pa leje dhe ka brenda vetes edhe konstatimin se ata nё momentin e “arrestimit” ndodheshin brenda territorit tё Serbisё, nuk ka nevojё pёr ndonjё komentim.

Cili shtet me minimum demokracie dhe sundim tё ligjit do tё lironte nё mbrojtje nё liri, edhe me largimin e garantuar nё njё vend tjetёr, tre persona tё uniformuar tё njё shteti tjetёr tё cilёt kanё hyrё ilegalisht dhe tё “armatosur rёndё” nё brendёsi tё territorit tё tij.

Nё fakt ky vendim e nxjerr haptazi tё zhveshur gёnjeshtrёn qё Vuçiç ёshtё pёrpjekur ta mbjellё tek ndёrkombёtarёt, pra ёshtё pranim qё kёta polic janё kidnapuar nё brendi tё njё shteti tjetёr. Dhe kёtu duhet tё fillojë diskutimi pёr pёrgjigjen qё duhet t’i jepet Serbisё sё Vuçiçit pёr kёtё akt tё rrezikimit tё pёrgjithshёm tё sigurisё rajonale.

Vёrehet shumё qartё qё i gjithё ky skenar i deritanishёm kishte si qёllim parёsor konfirmimin e Vuçiçit si mjeshtёr tё eskalimit pёr ta pasuar atё nё njё moment politikisht tё volitshёm me veprime tё “deeskalimit”. Njё strategjie tё implementuar nё katёr hapa:

1. Tensionimi dramatik i situatёs brenda territorit tё Kosovёs
2. Propagandimi i fuqishёm me synim tё ekspozimit nё sytё e bashkёsisё ndёrkombёtare tё palёs kosovare si fajtore pёr tensionim
3. Nxjerrja e kёrkesave pёr pёrfitime qё do duhej t’i rridhnin atij si elemente tё pashmangshme pёr deeskalim
4. Marrja e hapave deeskalues qё e nxjerrin atё si viktimё e gatshme pёr hapa “konstruktiv”

Pёr zbatimin e kёsaj strategjie, Vuçiç ka investuar tepёr shumё, me çka e ka nxjerrё kёtё si investim me dozё tё lartё tё rrezikut.

Ka dёrguar forcat e tij antiterror nё brendёsi tё njё shteti tjetёr, e i cili pёr mё tepёr e mbron kufirin me trupa tё NATO-s, duke sfiduar kёshtu haptazi vijat e kuqe tё NATOs;

ka diskredituar turpshёm tёrё shёrbimin diplomatik tё vendit duke e detyruar tё lёshohet nё kampanjё tё gjerё dezinformimi tё vendeve partnere;

si dhe ka shpenzuar me gjasё miliona euro tё mjeteve publike dhe parave tjera tё pista nё influencimin e narrativёs dominuese gjatё draftimit tё opinioneve apo qёndrimeve tё bashkёsisё ndёrkombёtare.

Kthimi i pritur nga ky investim me shkallё tё lartё rreziku do ishte:

shmangia e fokusit tё bashkёsisё ndёrkombёtare nga zbatimi i plotё i marrёveshjes bazike dhe aneksit implementues tё Ohrit, me shpresё tek ndryshimet eventuale politike nё demokracitё kyçe perёndimore;

pёrmirёsim i pozicionit ndёrkombёtar tё Serbisё si palё “konstruktive” nё dialogun me Kosovёn;

shmangie e fokusit nga presioni ndёrkombёtarё pёr vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisё;

krijimi i tensioneve artificiale qё e zhvendosin fokusin nga presionet e brendshme politike pёr Vuçiçin nё Serbi;dokumentim i pozicionit tё tij dominues nё Serbi edhe kur ёshtё fjala te sundimi i ligjit;

mbjellje e frikёs sё pashoqe tek qytetarёt serb nё veri tё Kosovёs me synim tё pamundёsimit tё integrimit tё tyre nё jetёn politike, ekonomike e shoqёrore nё shtetin e Kosovёs;

si dhe rrezikimin e demokracisё sё vetme nё Ballkanin Perёndimor duke e portretizuar Kurtin si palё jobashkёpunuese dhe tё painteresuar pёr normalizim.

Nё kёtё kontekst ёshtё jetike si pёr sigurinё dhe prosperitetin e gjithë rajonit qё kthimi real i kёtij investimi tё Vuçiçit tё duket ndryshe.

Qё nё vend tё mashtrimit tё synuar tё qartёsohet pёr secilin brenda dhe jashtё regjionit qё kidnapimi ka ndodhur brenda territorit tё Kosovёs;

tё fillojё debati pёr pasojat qё duhet tё bartё Serbia pёr ndёrhyrjet e vazhdueshme nё territorin e njё shteti fqinj duke e destabilizuar si Kosovёn ashtu edhe rajonin, pёrfshirё kёtu edhe dёrgimin e njerёzve tё uniformuar nё brendёsi tё territorit tё Kosovёs;

qё imazhi i sundimit tё ligjit nё Serbi ka pёsuar njё dёmtim vёshtirё tё pariparueshёm;

dhe qё reputacioni i bashkёsisё ndёrkombёtare po dёmtohet fuqishёm pёr aq kohё vazhdojnё ta trajtojnё si palё konstruktive dikё me potencial kaq destruktiv si puna e Vuçiç dhe vendos masa shtrёnguese ndaj demokracisё sё vetme dhe vendit mё properёndimor nё gjithë Ballkanin./FolDrejt/

Tags: Besnik BislimiKosovepolicetSerbi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Pejë, iu epet lamtumira e fundit nënës dhe djalit që humbën jetën nga vërshimet

Lajmi tjetër

Si urohet në gjuhë të ndryshme festa e Bajramit?

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM