Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova dhe Serbia po bisedojnë në Bruksel marrëveshjen, sipas të cilës zotohen të mos e sulmojnë njëra tjetrën.
Bislimi ka thënë për Kanal 10 se Bashkimi Evropian po e ndërmjetëson marrëveshjen e tillë.
Sipas tij, fillimisht Serbia kishte refuzuar të flasë për këtë temë, por BE-ja do ta quajë “marrëveshje mirëbesimi” mes palëve.
Sipas njeriut të dytë të qeverisë, një takim mes krerëve të shtetit pritet të ndodhë para zgjedhjeve të Serbisë, që mbahen fillim të prillit.
Bislimi ka thënë se raportet e Kosovës me SHBA-në kurrë nuk kanë qenë më mirë se nën këtë qeveri.