Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Dialog, Zhvillim dhe Integrim Evropian, Besnik Bislimi, hapi sot takimin e parë dialogues me përfaqësuesit e shoqërisë civile, komunitetin e biznesit, dhe partnerët zhvillimorë, për qasjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznese.
Në fjalën e hapjes, Bislimi u shpreh se duke marrë parasysh ngarkesën e madhe administrative ndaj qytetarëve dhe bizneseve, i ndërtuar ndër vite përmes një qasjeje të fragmentuar në politikbërje, thjeshtimi dhe lehtësimi administrativ do të kursej kohën dhe koston e të gjithëve, duke krijuar një mjedis më të mirë për të bërë biznes.