Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë pjesëmarrjes në mënyrë virtuale në Forumin e Sigurisë në Beograd, është shprehur se propozimi franko-gjerman më tepër u përafrohet qëndrimeve të Serbisë.
Sipas Bislimit, ky propozim nuk paraqet marrëveshje përfundimtare dhe nuk përmban njohje reciproke.
“Nga kjo perspektivë, propozimi franko-gjerman është shumë më afër qëndrimit të Serbisë sepse nuk paraqet marrëveshje përfundimtare dhe nuk përmban njohje reciproke në këtë fazë”, është shprehur Bislimi sipas Danas./FolDrejt/