Besnik Bislimi ka folur mbi çështjen e liberalizimit të vizave, duke konfirmuar se do të jetë temë diskutimi në mbledhjen e 13 tetorit.
Bislimi ka bërë me dije se liberalizimi është në pikën e pestë të agjendës së takimit të grupit punues të liberalizmit të vizave, transmeton Fol Drejt.
Tutje, ai ka treguar se disa prej vendeve anëtare të BE-së i kanë kërkuar një vlerësim të raportit të Komisionit Evropian në lidhje me progresin e Kosovës nga viti 2018 e deri tash, vlerësim të cilin stafi i zëvendëskryeministrit e ka përfunduar dhe ia ka dërguar Komisionit Evropian.
“Për këtë angazhim, stafi im bashkë me departamentet për integrime evropiane brenda ministrive të linjës kanë përgatitur një imput prej 33 faqesh që ia kemi dërguar Komisionit Evropian”.
“Nga ky material, Komisioni Evropian ka përgatitur një raport të shkurtër të ri-vlerësimit që nesër iu shpërndahet vendeve anëtare dhe pastaj javën tjetër diskutohet në mbledhjen e përbashkët”, ka thënë Bislimi.
Bislimi gjithashtu ka tregua se janë edhe disa hapa tjerë që duhen ndjekur, teksa shpreson në përmbushjen e tyre brenda një afati të shkurtër./FolDrejt/