Zëvendëskryeministër i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka vlerësuar raportin e fundit të publikuar nga World Justice Project, shkruan Fol Drejt.
Në këtë raport Kosova radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket përmirësimit në fushën e sundimit të ligjit dhe e para në Ballkanin Perëndimor në rangimin e përgjithshëm.
Duke iu referuar këtij raporti, Bislimi përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se Qeveria mbetet e përkushtuar në angazhimin e saj në fushën e sundimit të ligjit. /FolDrejt/
Postimi i plotë: