Zëvendëskryeministri Bislimi ka paralajmëruar një takim të mundshëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq gjatë muajit tetor.
Ai tutje ka bërë me dije se ka disa marrëveshje që janë në zbatim e sipër, por që megjithatë jo nuk janë ende të kënaqur derisa gishtin ia ka drejtuar palës serbe, transmeton Fol Drejt.
“Një prej tyre është marrëveshja me energjinë dhe problemi qëndron tek pala serbe. Si pjesë e kësaj marrëveshje kanë qenë disa obligime për palët e përfshira, e që palët e përfshira janë ZRrE-ja, KOSTT, KEDS, Elektrosever dhe BE-ja”.
“Deri më tani, ka pasur lëvizje vetëm nga ana e ZRrE-së e cila ka licencuar operatorin e ri, Elektrosever, sipas marrëveshjes së vitit 2015, por pikat tjera s’janë përmbushur ende. Ne i kemi çuar letër BE-së ku i kemi lajmëruar se ka kaluar afati prej 100 ditëve dhe tani aktivizohet periudha shtesë ku ZRrE-ja fillon konsultimet me palët për të vendosur se si ecet tutje që nënkupton se mund të ketë pasoja edhe për licencën e Elektroseverit”, ka thënë Bislimi./FolDrejt/