Kancelari i hekurt gjerman Otto von Bismark në 6 shkurt 1888 do mbante një fjalim të zjarrtë që do mbeste gjatë në kujtimet e gjermanëve, shkruan foldrejt.com. Fjalimi më së shumti mbështetej mbi politikën e jashtme.
Pasi thekson rëndësinë dhe vullnetin e tij për sigurimin e paqes në Europë, ai tha një fjali potente: “Ne gjermanët nuk i frikësohemi askujt, përveç Zotit.”
Kjo shprehje së shpejti do shtypej në shumë afishe dhe pllakata, për të treguar krenarinë kombëtare gjermane.
Po në atë fjalim, Bismarku, do thoshte edhe diçka tjetër, që nga historia mbeti disi e harruar: “Dhe kjo frikë ndaj Zotit, na bën që të kujdesimi dhe të duam paqen.”/Foldrejt.com