Njëri ndër biznesmenët më të pasur shqiptarë Lazim Destani ka mohuar se ka synime politike.
“Lidhur me lajmin që po qarkullon në media për kandidimin e mundshëm të z. Lazim Destani në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, nga Zyra e z. Destani ju njoftojmë se këto janë spekulime mediatike. Përkushtimi i z. Destani është që përmes aktiviteteve filantropike dhe atyre të lobimit ta mbështesë shoqërinë në rajonin tonë dhe më gjerë. Përndryshe, Lazim Destani nuk ka patur dhe as nuk ka plane apo synime për poste politike qofshin ato funksione shtetërore apo partiake. Këtu mund të shtojmë se lidhur me lajmin në fjalë, z. Destani madje, as nuk ka patur ndonjë komunikim me ndonjë parti politike”, thonë nga zyra e biznesmenit Lazim Destani për Almakos.